Robbie Williams lë sërish grupin Take That

04/10/2011 16:40

Gary Barlow ka bërë të ditur se Robbie Williams ka lënë sërish grupin Take That.

40-vjeçari u shpreh se ribashkimi i grupit muzikor anglez ishte diçka e mrekullueshme, por tani ata janë sërish katër pjesëtarë.

“Ëndrra jonë ishte të bënim një turne të gjithë bashkë dhe ia dolëm. Tani Robbie po punon për një album të ri solo dhe jemi sërish vetëm 4 anëtarë. Nuk ka asnjë problem, madje shumë fansa duan që Take That të përbëhen nga ne të katërt”, u shpreh Barlow.

Në lidhje me një ribashkim tjetër në të ardhmen, këngëtari nuk e përjashtoi këtë mundësi: “Robbie është vëllai jonë dhe nëse ai kërkon që një ditë të rikthehet sërish, është i mirëpritur.”

Top Channel