Kryeqyteti kosovar, Prishtina ishtë në ditë zie të martën në shenjë proteste ndaj vrasjes së Drejtorit të Arsimit Remzi Salihu. Institucionet komunale nuk punuan e po kështu edhe ato arsimore.

Komuna hapi dyert për homazhe në shenjë nderimi për Drejtorin e Arsimit Remzi Salihu. Një mbledhje komemorative në të cilën u fol për jetën dhe veprën e të ndjerit po kështu u organizua nga Komuna e Prishtinës.

Ministri i Arsimit i Kosovës, Ramë Buja deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri dhe bashkëpuntor të tjerë, folën për jetën dhe vepren e Remzi Salihut. Ndërsa duke folur për aktin që i mori jetën Remzi Salihut në vendin e tij të punës, Ministri i Arsimit Ramë Buja tha se ky sulm ndaj instituticioneve të shtetit tregon se akoma ka punë për t’u bërë në parandalimin e akteve kriminale.

Buja ripërsëriti kërkesën për një gjykim të pavarur të shkaqeve dhe pasojave të kësaj dite të rëndë për arsimin në Kosovë si mënyrën e vetme, sic tha ai, për të rritur shpresën për të ardhmen e shoqerisë kosovare. Ndërkaq deputeti Ismet Beqiri tha se LDK-ja humbi njërin nga veprimtarët e saj. Ai e quajti akt qyqar e barbar atë që Gani Sahiti bëri një ditë më parë. Beqiri tha se një njëri që ishte mësues doli të ishte një vrasës.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu u vra të hënën në zyrën e tij të punës. Vrasësi është identifikuar. Ai është Gani Sahiti me profesion, professor i biologjisë.

Top Channel