Longoria, skena të nxehta me një femër

04/10/2011 16:10

Aktorja e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Eva Longoria, rikthehet të fitojë titujt kryesorë të revistave rozë, për shkak të një skene të nxehtë me një aktore femër.

Së bashku me kolegen Kate del Castillo, Longoria është protagoniste e një skene sensuale prej disa minutash, në komedinë në xhirim “Without Men”.

Ditën e hënë, Longoria u vendos sërisht në qendër të vëmendjes  për shkak të një kërcimi erotik në sezonin e ri të serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, në transmetim edhe nga Top Channel.

Top Channel