Kylie Jenner shfaqet me reçipeta të bëra prej… shege, biznesmenja dhe influencuesja promovoi produktin e ri të kompanisë së saj të kozmetikës
Anëtarëve të jurisë në gjyqin ndaj mjekut të Michael Jackson, Conrad
Murray, u është thënë se këngëtari ishte klinikisht i vdekur kur
mbërriti në spital.
Doktorët e dhomës së reanimacionit thanë se u përpoqën të sillnin në jetë yllin e popit pas insistimit të Murray, por ata mendonin se përpjekjet ishin të kota.
Prokurorët dyshojnë se doktori Murray gënjeu mjekët e spitalit lidhur me shëndetin e Jackson dhe fshehu përdorimin e propofolit.
Nga ana e tyre, mjekët u vetëdeklaruan të pafajshëm ndaj akuzave për keqtrajtim jovullnetar.
Doktoresha Thao Nguyen, një kardiologe e repartit të reanimacionit, tha se Conrad Murrey dukej i dëshpëruar dhe i shkatërruar në qershor të vitit 2009, kur dhe solli pacientin e tij VIP.
Ajo tha se ai i kishte thënë se nuk e kishte idenë e orës, për shkak se nuk kishte një orë në dorë.
“Ai nuk ishte në gjendje t’i thoshte stafit të spitalit se sa kohë kishte kaluar që kur Jackson kishte rreshtur së marri frymë”, deklaroi kardiologia.
Doktoresha Nguyen u shpreh se rikthimi në jetë i yllit të popit ishte “një shpresë e largët” dhe se ai u shpall i vdekur një orë e 13 minuta më vonë.
Autoritetet deklarojnë se këngëtari vdiq nga një mbidozë e qetësuesit të fuqishëm, propofol, i administruar në shtëpinë e tij. Doktoresha sqaroi se ilaci në fjalë përdoret në spitale vetëm në raste ekstreme.
Top Channel