Gjermani, një në pesë banorë është emigrant

04/10/2011 17:50

Numri i emigrantëve në Gjermani vazhdon të rritet në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa një statistikë e publikuar sot tregoi se njëri në çdo pesë qytetarë është me prejardhje jo gjermane.

Sipas informacionit, nga 81,7 milionë rezidentë në Gjermani, 15,7 milionë ose 19,3% e tyre janë emigrantë, nga të cilët më pak se gjysma janë të pajisur me pasaportë gjermane, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e njohin shumë pak ose aspak gjuhën e folur. Turqit, polakët dhe rusët përbëjnë numrin më të madh të komuniteve.

Mosha mestare e emigrantëve është mesatarisht 11 vjet më e re se e gjermanëve, duke i shndërruara ata në një prej forcave më të mëdha punëtore të vendit, ndërsa me 45% pa asnjë kualifikim profesional, kjo klasë e popullatës është e destinuar të kryejë punët më të vështira.

Aktualisht, në Gjermani 4,3 milion persona janë deklaruar si muslimanë, por numri i tyre besohet se është edhe më i madh. Prej kohësh, në Gjermani lëvizjet anti-emigracion janë duke u bërë më të forta, ndërsa shumë gjermanë, nën presion për zvogëlimin e shanseve të punës si rrjedhojë e krizës ekonomike, fajësojnë të huajt për rritjen e papunësisë.

Top Channel