Kylie Jenner shfaqet me reçipeta të bëra prej… shege, biznesmenja dhe influencuesja promovoi produktin e ri të kompanisë së saj të kozmetikës
Filmi familjar “Rrëfenjë Delfinësh” është ngjitur në krye të
klasifikimit të box office në SHBA, duke rrëzuar nga froni “Mbreti Luan”
në 3D.
“Rrëfenjë Delfinësh” bën fjalë për miqësinë mes një djali dhe një delfini, bishti i të cilit është këputur kur është kapur në një kurth.
Në këtë film interpretojnë aktorë të njohur si Morgan Freeman, Ashley Judd dhe Harry Connick Jr.
Sipas vlerësimeve, filmi ka arkëtuar 14.2 milionë dollarë dy javë pas publikimit të tij, i ndjekur nga drama e Brad Pitt “Moneyball”.
“Mbreti Luan” 3D ka zbritur në vendin e tretë, pasi ka fituar plot 79.7 milionë dollarë që nga publikimi.
Ndërsa hyrja e re që ka zënë një vend të rëndësishëm në klasifikim është “50/50”, një komedi-dramë që bën fjalë për dy të rinj që luftojnë kundër kancerit.
Filma të tjerë në klasifikim janë drama policore “Courageous” dhe thrilleri “Dream House”, ku interpretojnë bashkëshortët Daniel Craig dhe Rachel Weisz.
Top Channel