Cheryl befasohet nga Afganistani

04/10/2011 15:50

Këngëtarja britanike e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, është duke realizuar një tur krejt të veçantë në Afganistan.

Megjithatë, këtë herë nuk bëhet fjalë për të kënduar përpara dhjetëra mijëra fansave siç është mësuar gjatë karrierës së saj.

Cole zgjodhi të kryentë këtë udhëtim të rrezikshëm për të mbëshetur trupat britanike në misionin e tyre të vështirë të patrullimit në zonën e nxehtë përreth Kandaharit.

Në mbërritjen e saj në Afganistan, Cole e përshkroi atë që shihte si “realitetin më tronditës të jetës së saj”, ndërsa i përcaktoi ata njerëz që udhëtojnë deri në atë vend të largët për të ruajtur paqen në botë si heronj.

Fjalë të mira, ish-bashkëshortja e futbollistit Ashley Cole rezervoi edhe për mikpritjen afgane. “Ai është një prej popujve më të sjellshëm dhe krijues në botë”, cilësoi ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel