Axl Rose nuk është më ai i dikurshmi. Vokalisti i grupit Guns ‘n’ Roses tregoi një shëndet të tepruar gjatë koncertit që zhvilloi mbrëmjen e kaluar në Brazil me grupin e tij.
49-vjeçari mezi njihej kur u ngjit në skenën e festivalit Rock in Rio edhe për shkak se kishte veshur një pallto të madhe ngjyrë të verdhë në një përpjekje (të dështuar) për të mbuluar shëndoshjen.
Gjithsesi, fansat e Guns ‘n’ Roses mbetën të kënaqur nga hitet e famshme të grupit siç janë Sweet Child of Mine, Live and Let Die dhe Welcome to the Jungle.
Ishte hera e parë që banda e rokut performoi live që nga dhjetori i kaluar.
Guns ‘n’ Roses do të nisë një tur në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 28 tetor. Turi do të përfundojë në 1 dhjetor të këtij viti.
Top Channel