Rusell Brand nuk lejohet në Kanada

03/10/2011 12:10

Russell Brand nuk është lejuar të hyjë në Kanada, ku ishte parashikuar të jepte një shfaqje.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare se pse autoritetet nuk e kanë lejuar aktorin britanik të hyjë në shtetin kanadez, mendohet se e kaluara e tij e mbushur me abuzime me drogën ka qenë shkaku.

Për shkak të historisë me lëndët e paligjshme, bashkëshorti i Katy Perry është kthyer në aeroport edhe kur shkoi në Japoni në fillim të këtij viti.

“Më vjen keq. Nuk mund të hyj në Kanada. Duhet të zhdukim kufijtë mes shteteve dhe të zhdukim kufijtë që kemi në mendjet tona”, shkroi aktori në Twitter duke iu drejtuar fansave.

36-vjeçari duhet të jepte një shfaqje para 5 mijë spektatorëve në një kazino, të shtunën në mbrëmje.

Top Channel