Moore-Kutcher, takimi i parë pas tradhëtisë

03/10/2011 16:35

Çifti i famshëm hollivudian, Moore-Kutcher, u takua për herë të parë që prej më shumë se një jave, pasi një revistë rozë vërtetoi tradhëtinë e Kutcher ndaj bashkëshortes së tij.

Aktori i serialit “Two and a half Man” u zbulua në shoqërinë e një 23-vjeçareje nga disa fotografë të fshehur. Sipas “Daily Mail”, çifti u takua për të festuar përvjetorin e shtatë të martesës.

Ndonëse mbërritën njëri pas tjetrit në takimin e ndodhur në një restorant “shik” në Los Anxhelos, ata u larguan së bashku, shenjë që bën të besohet se Moore është e vendosur ta kalojë këtë goditje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA