Mandelat në gjurmët e Kardashianëve

03/10/2011 13:45

Swati Dlamini, Zaziwe Dlamini-Manaway dhe Dorothy Adjoa Amuah janë tre nga mbesat e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Së shpejti, ato do të fillojnë një reality show të njëjtë me atë të motrave Kardashian.

“Ky show do të tregojë jetët tona si femra të reja dhe me ngjyrë. Do të tregojmë Afrikën ashtu si është”, theksoi Dorothy gjatë prezantimit të projektit në Johanessburg.

“Duam të tregojmë jetën e femrave të pavarura dhe moderne të Afrikës, atyre femrave që janë nëna dhe në të njëjtën kohë vazhdojnë karrierën e tyre”, shtoi Swati.

Por, fakti që tre kushërirat kanë nënshkruar një kontratë me një producente amerikane bën që të dyshohet se spektakli do të jetë i ngjashëm me atë të Kardashian.

“Ekziston frika e banalizimit të mbiemrit Mandela”, thekson një burim pranë familjes për ‘The Guardian’.

Rick Lead, producenti i programit, siguroi se kjo gjë nuk do të ndodhë: “Dinjiteti i Nelson Mandelës nuk do të preket.”

Mandela, fitues i çmimit Nobel për Paqen nuk do të shfaqet në këtë show. Mbesat e tij janë rritur në SHBA, por për arsye ekonomike apo familjare janë detyruar të kthehen në Afrikë.

Top Channel