Kërcimi erotik i Eva Longorias

03/10/2011 17:25

Aktorja e famshme e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Eva Longoria, ka fituar faqet e para të revistave rozë për paraqitjen e saj të shkëlqyer në një kërcim erotik, në një prej serive të ardhshme të serialit.

36-vjeçarja u duk në një forë të mrekullueshme fizike në interpretimin e rolit të një striptisteje, me kritikën që e vlerësoi këtë si paraqitjen e saj më sensuale, që prej divorcit me basketbollistin Toni Parker, gjatë vitit 2010.

Për herë të parë, Longoria kishte treguar se zotëronte këto cilësi të shkëlqyera kërcimi në një intervistë të drejtëpërdrejtë në vitin 2009, në “Lopez Tonight Show”.

Top Channel