Regjistrimi i popullsise ne qarkun e Korces ka nisur te shfaqe disa
probleme, qe lidhen kryesisht me rubriken e etnise. Raportohet se ne disa
raste familjet e anketuara kane kerkuar te fotokopjojne materialet pas
regjistrimit dhe se ata kryesisht jane deklaruar greke.

Ndersa ne fshatin Shengjergj ku jetojne 80 familje, ka patur debate ne lidhje me faktin se anketuesit nuk regjistrojne etnine greke te deklaruar, por te paprovuar e dokumentuar. Duke njohur origjinën e paraardhësve të tyre këta banorë kanë pretenduar kombësinë greke edhe pse në certifikatat e trungut familjar të tyre, kombësia nuk rezulton.

Për anketuesen Mimoza Ashimi regjistrimi i banorëve ka ecur normalisht. Ajo ka shpjeguar edhe argumentin se ku bazohet qe regjistron kombësinë shqiptare për brezat e rinj të banorëve të Shëngjergjit, fakt qe e pohojne edhe vete banoret e ketij fshati.

Njëherësh anketuesja ka bërë të ditur se ka shumë probleme me hartën e banesave, mbasi harta që i është dhënë nga organet kompetente është e vjetër dhe në të nuk gjenden vilat dhe banesat e reja që banorët e këtij fshati kanë ndërtuar gjatë dhjetè viteve të fundit.

Top Channel