Beckham: Vajza po më bën me thinja

03/10/2011 19:40

David Beckham ka filluar të thinjet që prej lindjes së vajzës, të paktën sipas fjalëve të vetë futbollistit të famshëm.

Në një intervistë për revistën “Wall Street Journal Magazine”, ish-kapiteni i kombëtares angleze pranoi anën e tij më njerëzore, duke thënë se “që prej lindjes së Harperit, kanë filluar që të më dalin thinja në masë”.

Babai i katër fëmijëve shtoi: “Për herë të parë, një thinjë më doli disa vjet më parë, por prej disa muajsh ato janë shpeshtuar shumë. Një fëmijë i sapolindur është gjithmonë një lodhje e madhe, por ia vlen barra qiranë çdo thinjë (qesh)”.

Duke folur për jetën e tij deri tani dhe për gjithçka ka përjetuar, “Spice Boy” e konsideron veten si “të ndryshuar në krahasim me dhjetë vjetë më parë. 26 vjeç jeta ime ishte e lidhur ende e gjitha me futbollin, ndërsa sot kam filluar të mendoj shumë më tepër për projektet e së ardhmes dhe familjen”.

Beckham komentoi me keqardhje trazirat që ndodhën në Londër gjatë shtatorit. “Problemi i sotëm në Angli është se disa të rinj nuk kanë respekt për ligjin. Shpresoj që Lojrat Olimpike të 2012-s të shërbejnë si një dritare rreth botës dhe si një edukim i mirë për të gjithë brezin e ri”.

Top Channel