Çmimi Nobel, i ndjeri thirret në skenë

03/10/2011 17:40

Ralph Steinman mungonte në sallën e dhënies së çmimeve Nobel për vitin 2011-n, pasi vetëm tre ditë përpara ceremonisë kishte ndërruar jetë, fakt ky i panjohur për drejtuesit e evenimentit.

I nderuar me çmimin prestigjioz për kontributet e tij në fushën e mjekësisë, Steinman i kushtoi të gjithë jetën e tij studimit të sëmundjeve tumorale dhe dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e imunologjisë.

Dy bashkëpunëtorët e tij, Bruce Beutler dhe Jules Hoffman, gjithashtu u nderuan për kontributin e tyre në avancimin e bërë në përmirësimin e kurave për sëmundjet tumorale.

Në dhënien e çmimit, askush nga Komiteti i Shkencëtarëve që akordojnë Nobelin nuk ishte i informuar për vdekjen e Steinman dhe emri i tij u thirr për t’u ngjitur në skenë. Orë më vonë, komiteti kërkoi ndjesë publike për ngjarjen, nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Ndonëse çmimi Nobel nuk mund të akordohet pas vdekjes me një vendim të marrë në vitin 1974, Komiteti bëri të ditur se nuk do të ketë një tërheqje të çmimit për Steinman, pasi kontributi i tij gjatë vitit 2011 ka qenë i madh deri në ditët e fundit të jetës së shkenctarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA