Është filmi Loverboy i regjisorit rumun Catalin Mitulescu triumfuesi i Edicionit të tretë të festivalit nderkombetar te filmit te Prishtines.
Hyjnesha e Arte per filmin me te mire iu dha ketij prodhimi me motivacionin “Nje rryme e fresket e mrekullueshme, ku debimi dhe seksi duken vetem nje shpetim per te rinjte, e ku regjisori me mjeshteri luan me fotografine, duke zgjedhur nje grup aktoresh te rinje e te vjeter, duke treguar se si jeta e embel ne fakt ka shije te hidhur”.
Ne qender te filmit eshte djaloshi Luca, qe pasi i josh femrat, ua kalon me pas shokeve te tij. Por bie ne dashuri me njeren prej tyre. Nuk ndalen ketu vleresimet per Loverboy, aktori protagonist i filmit George Pistereanu mori cmimin e aktorit me te mire. Cmimi special i jurise shkoi per “Punku nuk ka vdekur”, prodhim maqedonas. Regjisori me i mire u shpall bullgari Dragomir Sholev, per filmin Shelter.
Aktorja me e mire, Luli Bitri, ne filmin shqiptar Amnistia, te Bujar Alimanit. Ky film mori edhe cmimin e publikut. Nje mirenjohje speciale u be per filmin danez Dhoma 304. Juria e medias vlersoi filmin turk “Deshperimi yne i madh”.
Juria nderkombetare e festivalit kishte president aktorin Gedeon Burkhard. U zhvillua nga 24 shtatori deri me 1 tetor Prifilmfest, gjaves se ciles u shfaqen 38 projeksione filmike nga vende te ndryshme, pa dyshim duke hapur dyert e festivalit per kedo, duke tejkaluar politiken nepermjet artit.
Top Channel