Një 14-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik që ndodhi të shunën në mbrëmje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e plazhit, pranë rezidencave qeveritare të pushimit në këtë plazh.
I mituri Retmir Gjurgjaj po udhëtonte me biçikletë kur është goditur nga prapa nga një automjet që më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por drejtuesi i mjetit, Ilir Serjani, 43 vjeç nga Fieri, duke qenë në kushtet e tronditjes psiqike pas aksidentit, është përplasur me një tjetër automjet.
Shërbimet policore që po e ndiqnin kanë bërë ndalimin e tij dhe bllokimin e mjetit tip “Benz” me targa TR 7803 M që drejtohej nga Serjani, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, si dhe largim nga vendi i ngjarjes.
Top Channel