Fillon zyrtarisht regjistrimi

01/10/2011 00:00

Regjistrimi i popullsisë ka nisur zyrtarisht në të gjithë Shqipërinë.
Por për shkak të fundjavës, procesi do të fillojë praktikisht ditën e
hënë, kur grupet e regjistrimit do të udhëtojnë shtëpi më shtëpi.

Perfaqesuesit e Aleances Kuqezi, e cila ka kontestuar ne vazhdimesi kete proves deklaroi para zyrave te INSTAT, se vec te tjerash, ky proces bie ndesh edhe me vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese.

“INSTAT dhe zyrat e tjera shtetërore, të cilat paguhen me taksat tona shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. I bëjmë thirrje të gjihë qytetarëve shqiptarë, që në momentin që grupet e regjistrimit do të trokasin në dyert e tyre, të grisin formularët. Ky veprim nuk bie në kundërshtim me ligjin dhe as me kushtetutën e vendit, pasi vetë ligji i ka cilesuar këto dy pyetje si fakultative”, thonë përfaqësues të Aleancës.

Nje dite me pare, permes ministrit te Inovacionit dhe Teknologjise Genc Pollo, qeveria i beri thirrje qytetareve qe te marrin pjese ne kete proces, i cili kryhet per here te dyte pas 10 vitesh.

“Apeloj që cdo qytetar me krenari të bashkëpunojë me censusin, me krenari të deklarojë të dhënat, e veta të banesës, të familjes, sepse kështu jep kontribut për vendin”, tha Pollo.

Kunder censusit eshte deklaruar edhe organizatat e minoritetiti grek ne shqiperi ‘Omonia’, e cila beri thirrje per bojkotimin e procesit. Regjistrimi i popullsise mbi bazen e etnise dhe fese ka shkaktuar mjaft debat dhe polemika, edhe per faktin se keto te dhena te prodhuara nga INSTAT mund te perdoren nga qarqe te ndryshme nacionaliste greke.

Top Channel