Maratona Kuq e Zi, e konceptuar si një takim me shqiptarët që jetojnë
jashtë Atdheut, nisi të shtunën në Bruksel, për të vijuar më pas në New
York, Romë e Tetovë.
Fjalimet me nota patriotike nga perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi, pertej promovimit te vlerave kombetare, synonin afrimin e shqiptareve te te gjitha trojeve ne nje levizje panshqiptare. Ata kritikuan klasen politike, vecanerisht ne Shqiperi e Kosove, per mbivendosjen interesave personale, duke moslejuar perparimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
Madje per drejtuesin e kesaj Aleance, Kreshnik Spahiu, ‘ka ardhur koha qe shqiptaret te kuptojne se politika me e mire e integrimit eshte shqiptarizmi’.
“Shqiptarët do të hyjnë në Bashkimin Evropian do të hyjnë në BE si shqiptarë, e jo si kosovarë, jo si maqedonas, jo si serbë, jo si malazezë, pavarësisht trojeve se ku jetojne ata”, tha Spahiu.
Ne kete takim u prek dhe ceshtja e pjesemarrjes ne zgjedhje te emigranteve, per te cilet ende nuk mundesohet e drejta e votes, si dhe u perseriten kundershtimet per procesin e nisur tashme nga qeveria per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare.
Pergatiti ARTA TOZAJ
Top Channel