Topi, pritje në Pallatin e Brigadave

30/09/2011 00:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi organizoi sot në mesditë një pritje
në Pallatin e Brigadave me rastin e 40 vjetorit të themelimit të
Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Europës, në të cilin merrnin
pjesë Presidenti i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Europës,
Kardinal Peter Erdo, Ambasadori i Selisë së Shenjtë në Tiranë, Imzot
Ramiro Moliner Ingles, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të
Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita dhe përfaqësues të tjerë të lartë të
Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Vendeve Europiane.

Për të përkujtur 40 vjetorin e themelimit të Këshillit të Konferencës Ipeshkvnore Europiane, përfaqësuesit më të lartë të tij zgjodhën Tiranën, takim që përkon edhe me 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

Ndërsa risolli në kujtesë situatën e vështirë të feve në vendin tonë deri 20 vjet më parë, Presidenti Topi u ndal veçanërisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit dhe në frymën e tolerancës fetare që ekziston sot në Shqipëri mes katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB