Sharon Stone e frikësuar, shet shtëpinë
30/09/2011 11:40
Sharon Stone po shet me ulje shtëpinë e saj, për shkak se nuk ndihet e sigurtë.
53-vjeçarja fitoi këtë javë një urdhër-largimi ndaj Philip Barnes, burrit i cili e ndiqte dhe që u arrestua muajin e kaluar jashtë shtëpisë së saj.
Barnes ka thënë se ai është babai i një prej fëmijëve që protagonistja e ‘Basic Instinct’ ka adoptuar. Burri madje i pati shkruar një letër aktores duke e paralajmëruar atë që të mos frekuentonte asnjë mashkull tjetër.
Gjithashtu, një tjetër “përgjues” u gjet në fillim të vitit në pronën e saj.
Sharon Stone pagoi 7 nilionë sterlina për shtëpinë në Hollywood në vitin 2006. Mansioni që përmban një palestër, fushë tenisi dhe pishinë, është tashmë në shitje për 5.7 milionë sterlina.
Top Channel