Në malin Kolja të komunës Velipojë janë përkujtuar 12 martirët, banorë të kësaj zone, të cilët u dënuan dhe u pushkatuan në vitin ‘45 nga rregjimi komunsit i asaj kohe.
Në këtë aktivietet përkujtimor ishin të pranishëm vetëm deputetët socialistë të qarkut të Shkodrës, drejtuesit e komunës Velipojë dhe përfaqsues të Presidencës.
Deputeti socialist i Shkodrës, Tom Doshi në fjalën e tij u shpreh se Partia Demokratike dhe qeveria e sotme nuk kanë asnjë lidhje me shtresën e të persekutuarve.
“Kjo shihet qartë pasi për të kujtuar këta martirë nuk është i pranishëm asnjë deputet i djathtë”, tha Doshi.
Ndërsa përfaqësuesi i organizatave të ish-të persekutuarve, Besim Ndregjoni u shpreh se shtresa që ai përfaqëson është lënë në harresë.
Në kujtim të martirëve të rënë janë vendosur kurora me lue në memorialin kushtuar atyre.
Top Channel