Leonard Bombaj, rrëfimi i tij i pare

30/09/2011 18:55

Leonard Bombaj doli më në fund nga heshtja 1 vjeçare! Këtë e bëri në “Pasdite në Top Channel” të martën që sapo lamë pas.

Ishte rrëfimi i parë i të vërtetës së tij që kur u përfol për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën që ishte nxënësja e tij e dalluar!

Madje për herë të parë komentoi marrëdhënien personale me atë vajzë.

Stuhia që ngjalli konflikti mes Leonard Bombajt dhe Arkimed Lushajt i mbiquajtur Stresi, ka përfshirë shumicën e shoqërisë shqiptare, me ndërthurjen mes kronikës rozë dhe të zezë.

Regjisori i njohur, versionin e tij të ngjarjeve e ka kthyer në librin me titull “Në emër të atit të bijës dhe të shpirtit të zbathur”.

Me atë rast të ardhurat do të përdoren për të paguar avokatët që po ndjekin çështjen e tij.

Një nga historitë më të rënda që ka përfshirë dy personazhe publike është shumë pranë zbardhjes përfundimtare!

Akoma nuk është zyrtare megjithatë nëse Bombaj ka shkuar apo jo me vajzën e mitur e nëse Stresi e ka gjobitur apo jo regjisorin aktor!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA