Kutcher-Moore, historia drejt fundit
30/09/2011 10:10
Pas gjashtë vitesh, martesës mes Demi Moore dhe Ashton Kutcher duket se i ka ardhur fundi dhe çifti është gati për divorcin.
Sipas revistës ‘Star’, arsyeja e ndarjes së çiftit të aktorëve është tradhtia e radhës e Ashton Kutcher. Nëse deri tani Moore është treguar e duruar, këtë herë ka vendosur të reagojë.
Kutcher, i cili është 15 vjet më i vogël se Moore, e ka tradhëtuar bashkëshorten me një bionde 23-vjeçare javën e kaluar.
Mediat amerikane kanë publikuar edhe një foto të Ashton Kutcher me vajzën bjonde pranë një hoteli në Los Angeles, foto që është bërë në qershorin e kaluar.
Gjithashtu, mendohet se 23-vjeçarja me emrin Sara Leal ka kërkuar rreth 200 mijë dollarë për heshtjen e saj.
Top Channel