Florenc Hoxha në prokurori

30/09/2011 19:25

Drejtori i policisë bashkiake, Florenc Hoxha u mor në pyetje mesditën e së premtes në prokurorinë e Tiranës, pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar për prishje të ndërtimit pa të drejtë.

Qytetari që bëri kallëzimin kishte siguruar më parë një vendim gjykate për mosprishje të ndërtimit të tij, vendim ky që sipas pretendimit të tij, nuk është respektuar nga policia bashkiake.

Ky është kallëzimi i dytë penal i rregjistruar kundër kreut të policisë bashkiake, pas asaj të dy ish-punonjëseve për ushtrim dhune dhe fyerje.


Gjykata rrëzon kërkesën për pezullimin e Hoxhës

Javën e kaluar Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e Hoxhës për shkak të kësaj padie.

Gjyqtarja që shqyrtoi cështjen, Rezarta Vigani, e cilësoi si të pabazuar kërkesën e organit të akuzës ndaj zyrtarit të bashkisë.

Vetë Hoxha, në reagimin pas seancës deklaroi se gjykata kishte marrë vendimin më të drejtë.

Dy inspektoret e tatimeve të bashkisë, Anila Cobani dhe Etleva Duro pretendonin se ishin larguar me dhunë nga zyrat e bashkisë së kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA