Eva Longoria, aktorja e televizionit më e paguar

30/09/2011 13:50

Eva Longoria është një nga shtëpiaket e dëshpëruara të serialit që e ka bërë të famshme, por nuk ka asnjë motiv për të qenë e dëshpëruar nëse mendon për pagën e saj.

Sipas të dhënave të forbes.com, aktorja kryeson listën e aktoreve televizive më të paguara në botë.

Në vitin 2010 ajo ka fituar 13 milionë dollarë, po aq sa edhe Tina Fey.

Në vend të tretë renditet Marcia Cross, tjetër protagoniste e serialit ‘Shtëpiake të Dëshpëruara’, ka fituar 10 milionë dollarë nga viti 2010.

Top Channel