Durrës, Këshilli Bashkiak miraton pr/buxhetin

30/09/2011 00:00

Ndërsa viti numëron muajt e tij të fundit, Këshilli Bashkiak i Durrësit
ka miratuar më në fund projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2011, me një
vlerë prej më shumë se 2 milardë lekë.

Ne mbledhjen e radhës, që ka zgjatur mbi 3 orë, këshilltarët votuan në unanimitet buxhetin vetëm pasi janë marrë parasysh ndryshimet e kërkuara nga këshilltarët e djathtë që kanë shumicën në Bashkinë e Durrësit.

Debatet kanë karakterizuar kete mbledhje te keshillit bashkiak vecanerisht lidhur me deshtimin e sezonit turistik, sherbimet publike dhe sociale, si edhe taksat. Buxheti i bashkise se dyte me te madhe ne vend mbahej peng qe nga muaji shkurt i ketij viti kur iu paraqit keshillit te meparshem per miratim.

Administrata bashkiake dhe keshilltaret e djathte kane debatuar edhe lidhur me arsyet qe kane cuar ne renien e te ardhurave te kesaj bashkie, thuajse 50 % krahasuar me nje vit me pare. Nenkryetari i Bashkise, Ardian Cela ka renditur nder to bllokimin e veprimtarise se KRRT-se nga antaret e se djathtes, gje qe i ka kushtuar buxhetit afro 400 milion leke te reja, nderkohe qe renie ka pasur dhe ne numrin e bizneseve te vogla, si dhe taksen e papaguar te pasurise nga durrsaket ne te shumten e rasteve. Për këtë vit bashkia e keti qyteti kishte planifikuar rreth 1 miliardë lekë të reja investime publike dhe shërbime, por realizimi i tyre është pothuajse i pamundur për këtë vit kalendarik i cili mbyllet ekzaktësisht pas 90 ditëve, ndërsa të ardhurat shënojnë 55% të planifikimit për 8 mujorin e këtij viti.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB