Tendencat vjeshtë-dimër 2011-2012

29/09/2011 19:05

Stilistët e mëdhenj nuk mund të qëndronin asnjëanës ndaj pushtetit femëror në sezonin vjeshtë-dimër 2012. Gruaja në mendjen e dizajnerit ka një stil mashkullor të veshuri që vihet re në prerjet e kostumeve, këmishave, këpucëve apo në përdorimin e shpeshtë të kapeleve.

Kjo tendencë u vu re në sfilatat e Chanel, Dolce&Gabbana, Stella McCartney etj. Në stinën e ftohtë, dizajnerat përdorin ngjyra neutral apo të rezervuara si e zezë, kafe, blu, krem apo vjollcë e errët.

Cdo gjë është e përzier në koleksionin vjeshtë-dimër 11-12.  Stilistët kanë guxuar në përzierjen e materialeve: mëndafshi vjen së bashku me leshin me punime të thurura; temina dhe lëkura bëjnë një kombinim të përsosur.
Fundet mini dhe maksi janë gjithmonë popullore, sidomos për të rinjtë, por dizajnerat na këshillojnë të “përqafojmë” fundet e gjatë sepse janë më seksi se ato mini nëse kombinimi do të jetë sensual.

Dizenjot e printuara janë një tendencë tjetër e koleksionit vjeshtë-dimër.

Disa dizajner mendojnë se feminiliteti duhet të ruhet dhe dantellat e petalet mund të gjenden në koleksionin e Valentinos dhe Christian Dior.

Tendenca dimërore na çon edhe drejt kafshëve të egra. Printime zoologjike janë të shoqëruara dhe me kapele në formën e luanëve.

Moda shkon këtë dimër drejt trikove të leshta e të punuara, por duhet kombinuar leshi me lëkurën ashtu siç ka bërë Hermes në koleksionin e tij. Rikthehen këtë dimër edhe copat me kuadrata.

Të tejdukshmet apo copat tyl vazhdojnë të kryesojnë listën e materialeve sensual që përsëriten në çdo sezon.

Palltoja mund të cilësohet edhe si veshja më e rëndësishme dimërore dhe këtë vit stilet janë të shumëllojshme: pallto ushtarake nga Versace, pallto rinore dhe të shkurtra nga Berbury apo pallto luskoze nga Gucci.

Këtë sezon, këshilla e stilistëve është të veshim çizme që arrijnë deri mbi gju.

Top Channel