Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e arrestit me burg
për babanë që qëlloi për vdekje djalin e tij, ngjarje kjo e ndodhur pak
dite më parë në fshatin Sterbeq të rrethit Malësi e Madhe.
Gjate seances gjyqsore autori i vrasjes ka rrefyer dhe shkaqet e krimit ku e gjithe ngjarja ka marre fill pas konfliktit per nje bateri telefoni kjo e provokuar dhe nga gjendja e alkoolizuar e autorit te krimit.
Seanca gjyqsore eshte zhvilluar pa pranine e medias por burime nga gjykata bejne te ditur se autori i ngjarjes shtetasi Marash Lula ka rrefyer shkakun dhe menyren se si e ka vrare djalin e tij.
Ngjarja
Ishte një drekë e zakontë shtatori, kur në banesën e familjes Lula ka ardhur i zoti i shtëpisë, Marashi, që sipas dëshmive ka qenë në gjendje të dehur. Kur atë e bir kanë nisur të debatojnë në shtëpi kanë qenë edhe të tjerë familjarë. Komunikimi mes tyre ka vazhduar me tone të ashpra dhe i ngjante një konflikti, aq sa i zoti i shtëpisë, duke mos duruar situatën e krijuar, në atë moment ka marrë çiften dhe e ka zbrazur disa herë mbi të birin. 28-vjeçari fillimisht nuk ka besuar në marrëzinë e të atit, por kur ka parë vendosmërinë e tij për ta zbrazur armën e zjarrit, ka tentuar të ikte, duke dalë nga shtëpia. Fatkeqësisht, në oborr, saçmat e kanë “gjetur” të riun duke e lënë të vdekur në vend.
Familjarët e tjerë kanë dalë të alarmuar nga shtëpia duke kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët iu gjendën menjëherë duke e marrë dhe dërguar 28-vjeçarin në spital, por për shkak të hemorragjisë nga plaga e krijuar nga arma e zjarrit, i riu ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital. Bluzave të bardha iu është dashur vetëm të konfirmonin vdekjen e Edmondit. Pasi ka qëlluar të birin, Marash Lula ka telefonuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ku ka rrëfyer edhe krimin që kishte bërë. Autori i ka thënë policisë se donte të dorëzohej, duke treguar se vendndodhja e tij ishte banesa familjare. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes dhe sekuestruan armën e krimit
Pendesa
Një ditë pasi vrau të birin 28-vjeçar, Marash Lula ka shprehur pendesë dhe është justifikuar me fjalinë “isha i dehur”. Burime nga Policia e Shkodrës treguan për “Shqip” detaje të rrëfimit të babait vrasës. “Nuk doja ta vrisja. Nuk e kam kontrolluar veten, kam qenë në gjendje të dehur. Nuk di se çfarë kam bërë, më mirë të kisha vrarë edhe veten”, mësohet të ketë thënë Marashi, i cili i mori jetën djalit të tij Edmondit, me një goditje nga afër me armë gjahu. Pavarësisht pendesës, tashmë mbi Marash Lulen rëndon akuza e vrasjes me dashje. Sipas policisë, përveç pendesës së shprehur, autori i ngjarjes nuk flet dhe nuk jep shumë detaje në lidhje me shkaqet e sherrit në familje. Sipas hetuesve që po merren me këtë ngjarje, burri është duke kaluar një gjendje të rëndë psikologjike pas krimit.
Top Channel