Përkujtohet Jorgo Bllaci

29/09/2011 20:20

10 vjet pa Jorgo Bllacin. Miqtë, dashamirësit, kolegët dhe njerëzit e tij më të dashur u mblodhën sot për të përkujtuar poetin.

Ndër miqtë të cilët kujtuan me nostalgji jetën dhe veprën e Bllacit ishte dhe aktorja e madhe e skenës dhe ekranit, Margerita Xhepa, e cila në nder të autorit recitoi një prej poezive të tij me stilin e spikatur që i thur lavde natyrës dhe ndjenjave njerëzore.

Ndër veprat më të njohura të Bllacit mund të përmenden “Ligjërimet e Pyllit” dhe “Epoka e trëndafilave”.

Ai gjithashtu ka shqipëruar disa nga shkrimtarët më të mëdhenj botërorë si Esenini, Pushkini dhe Gëtja.

Krijimtaria e Bllacit u la në heshtje para viteve 90-të, kur poeti iu shtua listës së të përndjekurve politikë të regjimit komunist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA