Noel Gallagher përbuz Lady Gaga-n

29/09/2011 17:00

Noel Gallagher, ish-pjesëtar i grupit Oasis, ka sulmuar këngëtaren Lady Gaga duke thënë se suksesi i saj bazohet tek “kostumet e mishit dhe polemikat”.

“Nuk besoj se muzika e Lady Gaga do t’i rezistojë kohës. Kush është ai që mund të thotë se brenda 20 vitesh do të dëgjojmë ende këngët e saj? Mendoj se kjo gjë nuk do të ndodhë”, shprehet Gallagher në një intervistë për revistën ‘Q Magazine’.

Gjithashtu, Gallagher u shpreh i trishtuar për faktin se panorama e rock’n’roll nuk ka çfarë të ofrojë për publikun në ditët e sotme.

“Ka një mungesë totale idesh. Muzika që bëjnë grupet e reja nuk është e keqe, por kur lexon se çfarë thonë nëpër intervista është e vështirë që të fitojnë zemrat e brezave si njerëz”, shton Gallagher.

Top Channel