Festivali i filmit në Prishtinë

29/09/2011 20:30

Ka mbërritur në ditën e gjashtë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Prishtinës, që është duke u zhvilluar në datat 24 shtator deri më 1 tetor.

Janë në total 38 projeksionet filmike që janë duke u shfaqur. Ato vijnë nga shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe nga vende që nuk e njohin shtetin e Kosovës, si Serbia dhe Rumania.

Misioni i Prifilmfest është që të hapë dyert e Kosovës edhe nëpërmjet kinemasë duke e përdorur atë për të promovuar një dialog të hapur mes popujve të ndryshëm dhe kulturave të tyre.

Në këtë ditë të gjashtë të festivalit u mbajt konferenca për shtyp e filmit rumun ‘Loverboy’, i Catalin Mituleskut. Ndërkohë që në një nga kinematë e Prishtinës u shfaq filmi serb ‘Kinema Komunisto’, me regji të Mila Turajlic. Film ky që i përket seksionit të forumit.

Në konkurim zyrtar së bashku me 8 filma të tjerë, përfaqësues i Shqipërisë është filmi ‘Amnistia’. Një takim u zhvillua me regjisorin e këtij prodhimi, Bujar Alimani dhe drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha.  

Një tjetër përfaqësues i Shqipërisë, por në seksionin e kinemasë ballkanike, është filmi i Edmond Budinës, ‘Ballkan Bazar’.

Një vend të veçantë në këtë edicion të tretë të Prifilmfest zë edhe seksioni i retrospektivës që i dedikohet regjisorit Claude Chabrol, njërit prej krijuesve të rrymës së famshme kinematografike franceze, Nouvelle Vague.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA