Mick Jagger në rolin e Murdoch?

28/09/2011 15:40

Mick Jagger po vlerëson mundësinë e interpretimit të kreut të News Corp, Rupert Murdoch në një film të ri në botën e gazetarisë tabloid.

Ylli i Rolling Stones, shkruan faqja “FirstPost.co.uk”, ka pasur idenë për filmin me titull provizor “Tabloid”.

Jagger është edhe producenti i filmit, ku tregohet historia e një gazetareje të re që joshet dhe i futet “botës imorale” të gazetarisë skandalistike.

Sekreti i Mick Jagger për të qenë në formë

Të mbajnë shënim të gjithë ata që kërkojnë të dinë se si Mick Jagger në moshën 68-vjeçare ka një formë fizike të admirueshme: vokalisti i Rolling Stone kalon natën nëpër festa duke pirë (kur nuk është në ndonjë koncert).

“Nuk mbaj dietë dhe nuk rraskapitem duke bërë stërvitje. Nuk më pëlqen palestra dhe aq më pak vrapimi në rrugë. Më pëlqen të festoj në mbrëmje vonë dhe jo të lodhem me ushtrime fizike. Kam gene të mira dhe prandaj nuk shëndoshem”, shprehet Jagger.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që këngëtari veteran nuk bën asgjë. Kur ka qenë në turne me bandën e tij, Mick ushtrohej në biçikletën statike gjysmë ore në ditë.

“Nëse pretendon të dalësh në skenë për një koncert duhet të kesh një minimum kondicioni fizik sepse përndryshe je i mbaruar”, thotë 68-vjeçari.

Domethënë, receta për të gjithë ata persona që nuk kanë për të zhvilluar koncerte 2 orëshe, mjafton një kërcim në fundjavë me shoqërinë.

Top Channel