Ish e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo është shprehur se lojtari i Real Madrid është një djalë i bukur, por që i mungon truri.
Nereida Gallardo theksoi gjithashtu se portugezi është një shembull i keq për fëmijët.
Ronaldo e la Nereidën me anë të një mesazhi në celular në vitin 2008 dhe duket se këtë gjë spanjollja nuk e ka kapërdirë ende.
“Ai është shumë egoist dhe aspak inteligjent. Gjithashtu, partneri me të cilin jam lidhur është shumë më i mirë në krevat se sa Cristiano”, tha Gallardo.
Cristiano Ronaldo u shpreh para disa ditësh se ai fishkëllehet nga tifozët kundërshtarë sepse është “i bukur, i pasur dhe futbollist i madh”.
Për momentin, lojtari i Realit dhe kombëtares portugeze, është i lidhur me modelen ruse Irina Shayk.
Top Channel