Aktorja zbritet nga avioni se puthi të dashurën

28/09/2011 10:20

Leisha Hailey, aktorja lezbike protagoniste e serialit ‘The L-Word’, tha të martën se ishte përzënë nga një avion i kompanisë “Southwest” sepse kishte puthur të dashurën e saj.

Aktorja kritikoi linjën ajrore nëpërmjet Twitter: “Kam qenë viktimë e një diskriminimi. Që kur është e paligjshme që të tregosh dashurinë që ndjen për personin që do?”

Pas kësaj, kompania ajrore publikoi një komunikatë në faqen e saj të internetit duke sqaruar se përjashtimi erdhi si pasojë e sjelljes së ekzagjeruar të aktores dhe jo preferencave të saj seksuale.

“Ne të Southwest jemi krenarë për mënyrën se si jemi sjellë me lezbiket, homoseksualët, transeksualët dhe biseksualët. Kurrë nuk ka pasur incidente”, shkruhet në komunikatë.

Top Channel