21 janari, jepet masa e sigurisë për gardistin

28/09/2011 00:00

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa dha masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për
gardistin Sadik Cela nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës për hetimet që
po zhvillohen për ngjarjet e 21 janarit ku katër demonstrues mbetën të
vrarë.

Masa e sigurimit personal u dha ne Spitalin Ushtarak dhe jo ne gjykate pasi i pandehuri ishte i semure dhe i ishte nenshtruar nje nderhyrjeje kirugjikale dhe e kishte te pamundur te vinte ne sallen e gjykates. Gjykata tha ne vendimin e saj se ndryshohet arresti me burg pasi prokuroria nuk ka vertetuar ende qe njera nga predhat qe i ka marre jeten demonstruesve ka dale nga arma e gardistit e per kete prokuroria duhet te sjelle prova te reja deri ne perfundim te hetimeve.

Sadik cela u arrestuat fillimisht pas ngjarjeve te 21 janarit, u la me arrest me burg me afat nga Gjykata e Tiranes dhe apeli e liroi per argumentimin e proves. Pas kater muajsh te kesaj mase Gjykata e Larte e riktheu ne paraburgiim te pandehurin, per te qendruar me afatin e 10 diteve qe atij i kishin mbetur.

I pandehuri nuk i beri te dhjeta ditet ne qeli pasi egzekutimi i vendimit te Gjykates se Larte u be me vonese dhe ai doli, duke detyryar prokurorine te riperseriste ne Shkallen e Pare rikthimin e tij ne ‘arrest me burg’.

Top Channel