" /> ">

Wintour do patjetër Kate Middleton në kopertinë

27/09/2011 00:00

Kryeredaktorja e revistës “Vogue” në Amerikë Anna Wintour është një prej
njerëzve më të fuqishëm të medias dhe rrallë mund të ketë personazhe
VIP që ta refuzojnë.

Por ka një përjashtim. Që të ketë në kopertinën e revistës së saj dukeshën e Cambridge, Kate Middleton, 61-vjecarja Wintour duket se po vuan shumë.

Sipas njoftimeve të fundit, Wintour i ka kërkuar fotografit Mario Testino të vërë në lëvizje njohjet e tij në Pallatin Mbretëror me qëllim që të bindë Kate të pozojë për “Vogue” në Amerikë.

Testino, i cili rregullisht ka realizuar foto nga anëtarë të familjes mbretërore, ka qenë i preferuari i princeshës Diana e po ashtu ka një miqësi të mirë me princin William. Ishte pikërisht ky fotograf ai që realizoi fotot zyrtare të ciftit mbretëror në dasmën e madhe të nëntorit në Londër.

Top Channel