Kardashian dhe Sheen, VIP-at më acarues

27/09/2011 17:10

Kim Kardashian dhe Charlie Sheen janë VIP-at më të papëlqyer nga publiku, sipas një sondazhi të realizuar nga revista ‘Parade’ dhe nga ‘Yahoo’.

Nuk dihet se kush janë arsyet se pse janë përzgjedhur pikërisht këta të dy, por në rastin e Charlie Sheen mund të jetë stili i jetës së aktorit dhe deklaratat e tij pasi e larguan nga seriali ‘Two And A Half Men’. Aktori ka marrë 27% të votave duke u renditur në vendin e dytë.

Në rastin e Kim Kardashian ka shumë mundësi që njerëzit të jenë lodhur nga fakti që çdo gjë që bën në jetën e përditshme, sado e parëndësishme qoftë, regjistrohet në kamera apo komentohet si të ishte lajmi më i rëndësishëm i ditës. Kardashian ka marrë 29% të votave duke kryesuar këtë renditje.

Përsa i përket çifteve më të pëlqyera, votuesit përzgjodhën Will Smith me Jada Pinket-Smith, edhe pse ka zëra për një divorc të mundhëm mes tyre.

Top Channel