“Dreambox”, aksion në Itali

27/09/2011 00:00

Departamenti i Policisë Postare dhe të Komunikacionit në Itali, ka akuzuar 39 persona për mashtrim informatik dhe shkelje të së drejtës së autorit.

Bëhet fjalë për tregtarë dhe specialistë që zbulonin nëpërmjet internetit kodet e kanaleve satelitore me pagesë. Duke shfytëzuar programe të posaçme kompjuterike dhe kode abonimi me Sky dhe Mediaset Premium, ata i kishin shitur këto kode një numri të madh abonentësh.

Praktikisht kjo procedurë bënte të mundur që një paketë programesh, te shihej në mënyrë të paligjshme nga një numër i madh përdoruesish, të cilët paguanin një shifer shumë më të ulët se abonimi i rregullt.

Pas hetimeve mendohet se ka disa mijëra persona që kane blerë abonime që mund të cilësohen si të bashkë-ndara me të tjerë dhe janë në program kontrolle të imëta ne zonat e Lazios, Sicilisë, Piemontes dhe Emilia Romagna, ku ky aktivitet duket se ka patur shtrirje më të madhe.

Policia bën të ditur se kjo ështe vetëm faza e parë e hetimeve të cilat tani po i kapërcejnë kufijtë e Italisë e po zgjerohen deri në Gjermani e Zvicër.

Top Channel