Pasdite në Top Channel ka përgatitur një speciale me spektaklet në Top Channel dhe filmat në “DigitAlb” që këshillohen të mos humben nga teleshikuesit.
Spektakël në Top Channel
“E diell” do të rikthehet këtë të diel si një program argëtues e familjar të cilin e udhëheqin pesë vajzat e reja dhe të bukura, Xhemi Shehu, Albana Osmani, Diellza Kolgeci, motrat Marina e Luana Vjollca. Përforcimi mashkullor vjen nga aktori Florian Agalliu dhe Adi Pojani i Big Brother 2. Sipas autorëve, Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku, programi “e Diell” do të vijë me risi dhe rubrika të reja, tërësisht ndryshe nga sezoni i kaluar spektakli nuk do të jetë vetëm në studio, por edhe jashtë saj, ku nuk mungojnë intervista në vende të çuditshme apo lojëra argëtuese me njerëz të thjeshtë.
Telenovela
Në telenovelën “Zemra rreh vetëm për Lolën”, gjatë kësaj jave do të përfshihen shumë personazhe të tjerë të familjes. Andresi pasi është takuar me Lolën pas 10 vitesh, i lutet Deborës të fejuarës së tij t’i lërë të qetë, se do të martohet me Lolën. Andresi niset bashkë me të ëmën e tij, Laurën, për në Nju Jork ku pësojnë një aksident ajror. Ndërkohë në skenë shfaqet Diohen, i dashuruar pas Lolës. Do të shpëtoj Andresi? Si do reagojë Debora? Ndiqeni këtë javë në “Zemra rreh vetëm për Lolën”.
Zgjedhja jonë në Digitalb
“Gjuetari i balonave” një film i prodhuar nga Mark Forster do të transmetohet sot në 21:30 në Kinema Autor, bazuar në librin best-seller me të njëjtin titull. Filmi flet për miqësinë mes dy fëmijëve që i përkasin etnive të ndryshme dhe që vijnë nga shtresa sociale të ndryshme. Filmi bazohet tek kujtimet e Amirit, një djalë afgan prej Kabulit, jetim nga e jëma dhe të shokut të tij, Hasan, djali i shërbëtorit të tij, i përkatësisë etnike “Hazara”. Filmi u nominua, me dy çmime Golden Globes, si filmi më i mirë i huaj dhe me kolonën zanore më të bukur.
“Like stars on earth”. Si Yjet në tokë, është një film që do të jepet ditën e enjte në orën 21:30, në Digi Dramë, me regjisor Aamir Khan. I prodhuar nga kinematografia indiane, Bollivud, në film tregohet historia e Ishann, një fëmijë 9 vjeç, i prekur nga Disleksia që ka të bëjë më problemet e të mësuarit dhe të folurit. Ishann përsërit klasën e tretë dhe në çdo lëndë ndeshet me, nga një problem. Prindërit vendosin ta regjistrojnë në një kolegj, ku një mësues arti, zbulon talentin e Aamir-it për pikturë. Në “Filmfare” është vlerësuar si filmi më i mire dhe në “National Film Award”, është cilësuar si filmi më i mire “familja”.
Top Channel