Durrës, plagoset rëndë një person

26/09/2011 23:25

Një person me precedentë penalë është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Durrës, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në pika të ndryshme dhe është vënë në kërkim të autorëve të krimit.

Indrit Dule, një person i përfolur për përfshirje në vepra penale ka mbetur i plagosur në afërsi të shtëpisë së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Kodër Arapaj”, rreth 6 kilometra larg qytetit bregdetar, zonë në afërsi të plazhit të Durrësit.

Burime nga drejtoria e policisë së Qarkut Durrës bëjnë të ditur se ngjarja është mësuar kur i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit nga i ati.

Ai ka qenë bashkë me të birin dhe një tjetër person duke pirë kafe në një lokal të plazhit të Durrësit dhe më pas është ndarë me të për t’u larguar drejt shtëpisë në Arapaj.

Autorët dyshohet se i kanë ndjekur lëvizjet e Dules dhe e kanë goditur kur ai po i afrohej shtëpisë së vet. Ai është qëlluar me dy plumba në gjoks. Gjendja e tij shëndetësore thuhet të jetë kritike.

Zyrtarisht policia nuk deklaron ndonjë pistë konkrete, po burime nga grupi hetimor thonë se pista kryesore në të cilën janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes.

Tre vjet më parë Dule u arrestua për vrasje me dashje të mbetur në tentativë në bashkëpunim ndaj një efektivi të komisariatit nr.2 të Tiranës.

Dule ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë së personit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA