George Clooney ka rrëfyer se i është dashur të punojë shumë për tu bërë i njohur në Hollywood dhe se ka frikë se një ditë mund të ketë vështirësi ekonomike.

“Jam lodhur shumë për të hyrë në botën e kinemasë dhe gjithmonë mendoj se mund të vijë një ditë që mund të kem vështirësi ekonomike edhe pse për momentin fitoj shumë para. Për këtë arsye unë investoj në pasuritë e paluajtshme”, shprehet aktori.

“Jam nga ata persona që blejnë toka sepse nëse një ditë gjërat do të shkonin keq, gjithmonë ke pronën që mund ta shesësh”, shton Clooney.

50-vjeçari ka menduar edhe përsa i përket karrierës së tij kur të jetë i moshuar: “Dua t’i ngjaj Paul Newman.”

 

Top Channel