Shfaqja“Lumbardha”  e trupës së Vlorës ngriti siparin e Festivalit të Teatrit me Kukulla në Prishtinë.

Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ky festival mbledh në kryeqytetin e Kosovës, përfaqësues nga teatrot e kukullave në hapësirat mbarëshqiptare.

Festivali i parë i teatrove të kukullave, i cili po organizohet në teatrin “Dodona” në Prishtinë, pikërisht në 25 vjetorin e themelimit të tij, synon që të kthehet në një traditë.

Pas pjesës së teatrit “Dodona”, “Elefanti i vogël kureshtar”, priten me interes edhe shfaqjet “Erdhën xhagajdurët” të Korcës, “Princi i Vogël” I Tiranës, “Rosaku topolaku” i Beratit e  të tjerë.

Top Channel