Fergie në muzeun Madame Tussauds

23/09/2011 13:15

Fergie, vokalistja e grupit Black Eyed Peas, ka zbuluar ditën e djeshme statujën e saj të dyllit në muzeun Madame Tussauds të Las Vegas (SHBA).

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, aktori Josh Duhamel, këngëtarja u befasua nga puna e bërë.

“Jam shumë e habitur sepse më ngjan shumë. Gjithmonë kam dashur që të kisha një statujë dylli në Madame Tussauds”, u shpreh Fergie për ‘Fox News’.

Vepra e dyllit e Fergie-t kushton 300 mijë dollarë dhe do t’i bashkohet statujave të personazheve të tjerë të famshëm si Barack Obama, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel