Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi cështjen e imunitetit të deputetëve.

Feith ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të krijojë shqetësim, por të përshëndetet pasi i jep zgjidhje një cështjeje shumë të rëndësishme.

Shefi i ICO-së nuk ka preferuar të komentojë mundësinë e arrestimit të disa deputetëve kosovarë që janë nën hetim, duke nënvizuar se kjo nuk është kompetencë e tij.

“Megjithatë, unë shpresoj që institucionet përgjegjëse do të dinë se cfarë të bëjnë në këtë drejtim”, është shprehur Feith.

Reagimi i Feith vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që zyrtarët kosovarë të mos gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit dhe kompetencave të tyre, duke i hapur rrugë arrestimit të deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj.

Limaj dyshohet për afera korruptive gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Transporteve, motiv për të cilin ai është paraqitur dy herë në Prokurorinë Speciale në ditët e fundit. 

Top Channel