Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës miratoi  me shumicë votash draftin e parë të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Presidentit.

Në ketë mbledhje, kryetari i komisionit Arsim Bajrami siguroi se  falë punës së bërë deri tani Kosova do të jetë e gatshme që vitin e ardhshëm të zhvillojë zgjedhje presidenciale.

Komisioni ka arritur të bëjë ndryshimet e nevojshme, që  për disa amendamente kushtetuese, mirëpo do të mbeten disa alternativa të hapura për të cilat komisioni  do të vendosë në debatet publike me qytetarë.

Ndryshimet e nevojshme do të finalizohen pas debatit 1 mujor që fillon më 4 tetor.

Nga qytetarët do të merren opinionet nëse duhet të ketë Kosova një zëvendëspresident, kush duhet ta propozojë presidentin, a mundet presidenti të mbajë më shumë se një shtetësi,  ku do të betohet presidenti, përgjegjësinë e presidentit si dhe për  çështje të tjera thuhet në komunikatën për shtyp të komisionit.

Sa i përket ligjit për presidentin, është mbetur që të përcaktohet se a do të mbeten dy ligje për presidentin apo të shkrihen në një ligj të vetëm. Drafti i parë i këtij ligji pritet të dorëzohet nga fundi i nëntorit.

Top Channel