Duke e vëzhguar pikën kufitare në mendare e cila të çon në drejtim të Nishit të Serbisë të krijohet përshtypja që kjo rrugë është një kahëshe. Kjo për shkak se i gjithë qarkullimi i kamionëve është në drejtim të Kosovës.

Nga data 16 kur dhe ka hyrë në fuqi marrëveshja për doganat e deri në mesditën e sotme në territorin e Kosovës janë futur gjithsej 380 maune me mallra serbe.

Prej tyre 264 kamionë janë futur në piken kufitare të Mendarës, ndërkohë 116 të tjerë janë futur në pikën kufitare tek dheu i bardhë.

“Po vij nga Novi Sadi. Në Kosovë kam sjellë mall, kryesisht misër. Po vij për herë të parë pas dy muajsh dhe mund të them që nuk pata asnjë problem deri më tani”, thotë Ramiz Abdyleviç, shofer kamioni.

Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ka thënë për TCH se, është në kontakt me ndërmjetësit e Bashkimit Edhe në rast se nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e Serbisë, atëherë është çështje ditësh vendimi për rikthimin e reciprocitetit me shtetin serb.

Në anën tjetër, të hënën në mbrëmje është raportuar për futjen e tre kamionëve nga Kosova për në Serbi.

Tre kamionët të cilët po bartnin çimento, kanë kaluar nga Kosova për në territorin e Serbisë nga pika kufitare tek dheu i bardhë, ndërkohë pasi ishin dërguar në terminalin doganor në Preshevës ata gjatë ditës së martë janë rikthyer për në Kosovë.

Kalimi i tyre për në Serbi ishte mundësuar me dokumentacion të UNMIK-ut, çka ka bërë kalimin e kufirit, por jo edhe qëndrimin e tyre në Serbi.

Top Channel