Carla Bruni nuk duron shtatzaninë

20/09/2011 21:15

Carla Bruni, bashkëshortja e presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka rrëfyer se mezi po pret që të lindë sepse shtatzania po e kufizon shumë në jetën e përditshme.

“Të them të drejtën nuk mundem më. Shumicën e kohës duhet të rri ulur. Gjithashtu nuk mund të pi cigare apo një gotë verë. Mezi po pres sa të lind”, thotë Bruni.

Modelja dhe këngëtarja italiane i ka thënë miqve të saj se duke filluar që nga data 1 tetor, bebja mund të lindë nga momenti në moment.

Disa ditë më parë në një intervistë të transmetuar nga televizioni ‘TF1’, Bruni theksoi: “Do të bëj gjithçka për të ruajtur fëmijën tim nga mediat dhe nuk do të lejoj që fotot të shpërndahen për publikun.”

“Nuk do ta ekspozoj fëmijën tim në publik. Do të jem e kujdesshme në maksimum”, shton modelja dhe këngëtarja italiane.

Gjithashtu, Bruni përgënjeshtroi lajmet e mediave franceze se fëmija që ajo pret është djalë.

“Nuk e di nëse është djalë apo vajzë. Do e marr vesh kur ta sjell në jetë”, sqaroi zonja e parë franceze.

Top Channel