Fraktura dhe akuza për dhunë policore, çfarë ndodhi me migrantëve në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjës?
Kryenegoociatori serb, Borko Stefanovic deklaroi se Serbia ka dorëzuar pranë Bashkimit Europian një propozim për zgjidhjen e cështjes së pikave doganore në Jarinë dhe Bërnjak.
Në një intervistë për mediat serbe ai tha se Beogradi i mbetet zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Prishtinën vetëm më dialog dhe ka kritikuar vendosjen e doganierëve kosovarë në 2 pikat doganore. Stefanovic tha se për këtë, propozimi i Serbisë përcakton se pikat doganore të kontrollohen nga punonjës ndërkombëtare të EULEX.
Ai tha se në raundin e radhës të bisedimeve me palën kosovare, që është parashikuar të mbahet më 28 shtator, do të shtrohet “gjërë e gjatë” edhe aksioni i Prishtinës për marrjen nën kontroll të Jarinës dhe Bërnjakut.
Ndërkohë, rrugët që të cojnë në këto dy pika kufitare vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga serbët.
Top Channel