Serbia dhe Kosova marrëveshjet që i arrijnë në Bruksel  duket se i kthejnë në përleshje në shtëpi. Serbia duket larg pranimit të vulave të Kosovës në doganat veriore pasi nuk pranohen doganierët e Kosovës të qëndrojnë në këto pika kufitare.

Ndërkohë që zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic dhe kryetar i socialistëve, ka thënë se Serbia është duke hartuar një plan veprimi për masat që do të merren nga Kosova që të vendosen kufijtë me 16 shtator. Presidenti Boris Tadic ka thënë se kjo gjë nuk do të pranohet në asnjë mënyrë.

Në bazë të deklaratave duket se Beogradi mbështet protestat e serbëve, por në mënyrë paqësore. Situata, të paktën në mediat serbe, duket e përkeqësuar dhe marrëveshja për tregti nuk duket me shumë shpresë, e as ajo për lëvizjen e lirë.

Dacic ka thënë se nuk është problemi me personat që do të vendosen në kufij, por me simbolikën që Thaci do të deklarojë fitore.

Ndërsa presidenti Boris Tadic, ka thënë se doganierët dhe policia duhet të rrinë jashtë linjave të kuqe dhe se do të kërkohet urgjentisht nga bashkësia ndërkombëtare të ndalohet dhuna në veri dhe tentimet e njëanshme për të sjellë rregull.

Top Channel